Gazetari Branko Geroski përmes një statusi në faqen e tij në fejbuk, ka njoftuar kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, se është kërcënuar nga një shofer i autobusit urban, duke i’a treguar dhe targat.
”Petre Shilegov, para 10 minutave shofer i autobusit dykatësh urban me targa SK-736-VI hapur më kërcënoi, në rrugën Dame Gruev, përball Stacionit të parë policor. Nuk harroi dhe të ma përmend që e di ku jetoj unë. Nuk e di në kompetencat e kuj është kjo, por ja, ta dish”, thuhet në shkrimin e Geroskit.