Kryeministri Zoran Zaev momentalisht është në takim me kryetarin e VMRO-DPME -së, Hristian Mickovski. Ky takim i paraprin seancës së 32 plenare ku shumica do të tentojë përsëri të votojë në lexim të tretë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Almakos.
Nga ana tjetër edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së po realizojnë takim koordinues brenda partiak. Seanca të cilën Kuvendi dështoi ta realizojë javën e kaluar, pasi sipas krye-parlamentarit tha disa deputet të LSDM-së kishin ndryshuar mendje për ligjin, supozohet të realizohet sot. Pavarësisht se javën e kaluar deputetët e LSDM thanë se s janë kundër ligjit, por janë pro votimit të të njëjtit duke respektuar Rregulloren e Kuvendit.
Të pyetur një ditë më parë, burime brenda LSDM -së thanë për Almakos se ligjin do ta votojnë, ndërsa sa i takon mënyrës se si do të realizohet ky proces, nëse do të vihen apo jo në diskutim amendamentet e VMRO-DPMNE-së, është përgjegjësi e krye parlamentarit.
Ndryshe sot para Kuvendit të Maqedonisë vërehet prezencë e shtuar e forcave policore, pasiqë është paralajmëruar një protestë kundër miratimit të ligjit të gjuhëve
E.SH
Almakos.com