Sot është paraparë seancë për lëndën e PSP-së Lëndina në të cilën i akuzuar kryesor është gazetari Dragan Pavlloviq-Latas.
Latas akuzohet për ndërtim të shtëpive në Zelenikovë pa leje, kurse përveç tij janë të akuzuar dhe dy persona tjerë, transmeton Almakos.
Sipas dëshmive të PSP-së leja e ndërtimit të shtëpive është siguruar në vitin 2013, ndërsa shtëpitë janë ndërtuar në vitin 2011. /Almakos