Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka vendosur që Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), ti paguhet dëmshpërblim prej 9.349.220 denarë apo afër 152 mijë euro për dëmin e shkaktuar në xhaminë e Haraçinës gjatë konfliktit luftarak të vitit 2001, informon Zhurnal.
Këshilli gjyqësor i Gjykatës Supreme e ka refuzuar kërkesën e Republikës së Maqedonisë për revizion të procedurës për kompenzimin e dëmit. Shteti po ashtu duhet të paguaj edhe 9300 euro harxhime gjyqësore për procedurën gjyqësore. Dëmshpërblimi duhet të paguahet për dëmin e shkaktuar dhe për rinovimin që i është bërë dy xhamive në Haraçinë të Shkupit.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Supreme, në territorin e fshatit Haraçinë, në kohën prej 22 qershor të vitit 2001 deri më 24 qershor të vitit 2001, ka pasur luftë në të cilën është luftuar edhe me avion, tanke dhe granata (janë përdorur 10 mijë granata në ditë). Si pasoj e veprimeve luftarake janë dëmtuar xhamitë në fshatin Haraçinë edhe atë “Xhamia e Vjetër” dhe “Xhamia e Re” e cila ka qenë në fazën e ndërtimit ndërsa është kapluar nga zjarri, gjegjësisht ka qenë e granatuar, transmeton Zhurnal.
Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykatat paraprake kanë pranuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore matrialin dhe kanë miratuar po ashtu në mënyrë të drejtë dhe në bazë të ligjit padin e paditësistë për dëmshpërblim.