LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“VMRO-DPMNE vazhdon me patriotizmin e rremë të Gruevskit, në vend të veprimeve të dëmshme Mickovski duhet të largohet nga politikat e ndarjeve dhe urrejtjes.
VMRO-DPMNE vazhdon me patriotizmin e rremë. Duke bllokuar Ligjin që ata e pranuan me shpresën se do të formojnë Qeverinë, në fakt bllokojnë reformat me çka pengohet zhvillimi i Maqedonisë. Me këto veprime ata po u shkaktojnë dëm qytetarëve dhe shtetit.
Hristijan Mickovski vazhdon të udhëheq me politikën e njëjtë sikur ka udhëhequr paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, politika të cilat sjellin dëme ndaj interesave të qytetarëve dhe shtetit. Mickovski duhet të gjejë forcën, të reformojë me të vërtetë VMRO-DPMNE-në dhe t’i tejkalon politikat e ndarjes dhe urrejtjes së paraardhësit të tij në interes të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
VMRO-DPMNE dhe Mickovski të pranojnë konceptin e një shoqërie, e jo kot ta përmendin në publik dhe media. Pavarësisht veprimeve të dëmshme të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia po bëhet shtet demokratik modern dhe një shoqëri për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.