Kryeministri Zoran Zaev takoi senatorin amerikan Kris Marfi dhe ambasadorin e SHBA-ve në Shkup Xhes Bejli.
Siç kumtojnë nga pres qendra e Qeverisë, në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë po lëviz në drejtim të duhur, përmes proceseve reformuese dhe hapat drejt ndërtimit të miqësisë me fqinjët, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së.
Senatori amerikan Marfi inkurajoi kryeministrin Zaev dhe Qeverinë të vazhdojnë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë.
Në takim u diskutuan edhe temat tjera aktuale në vend dhe rajon. Të dyja palët u pajtuan se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë dhe i gjithë rajonit është në NATO dhe BE, thuhet në kumtesë.