Reformat që duhet ti realizojë këshilli për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev burojnë nga vërejtjet e raportit të Pribesë, vlerësojnë për TVM2 ekspertët juridik.
Eksperti Juridik Mersim Maksuti e vlerëson si akt pozitiv kyçjen e kryeministrit në këtë trup, por sipas tij nuk mund të realizohen reforma të mirëfillta pa kyçjen e opozitës, ekspertëve të mirëfilltë ndërkombëtar dhe Komisionit Evropian.
“Maqedonisë që në të vërtetë të bëjë reforma reale dhe të mirëfillta në fushën e drejtësisë i duhet kyçja e opozitës i duhet ekspertë të mirëfilltë edhe ndërkombëtar pa mëdyshje të kyçet drejtpërdrejtë edhe Komisioni Evropian i cili me mbështetjen profesionale dhe të gjithanshme që të mundet vërtetë të realizohen reformat që i duhen Maqedonisë në fushën e organeve të drejtësisë”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
Ndërkohe sipas ekspertit juridik Mitasim Beqiri, për reforma te suksesshme duhet që kreu i ekzekutivit të trajtojë njëlloj pozitën dhe opozitën dhe të mos anojë në asnjë aspekt. Sipas tij nëse ndodh e kundërta ky këshill nuk do përmbushë misionin e tij.
“Edhe kryeministri Zaev por edhe gjithkush tjetër nëse i qaset një problemi gjithëpërfshirës pa e mbajtur anën dikujt dmth: jo dikë të përkëdhel dhe dikë ta djegë, por të jetë për të gjithë njësoj. Ish pushtetin jo ta kursejë edhe palën tjetër ta mbrojë flas në aspekt nacional, por edhe në aspekt politik opozicional. Nëse je kryetar i Komisionit për Reforma do ti ndjekësh të gjithë të involvuarit në korrupsion në të kundërtën nuk do kesh sukses”, shprehet eksperti juridik Mitasim Beqiri.
Sipas ekspertëve juridik reformat duhet të jenë transparente sepse vetëm në këtë mënyrë Maqedonia do mund të ketë sistem të pavarur të paanshëm dhe efektiv gjyqësor.