Katër shtetas të Bullgarisë morën padi penale dhe tetë ditë burgim për kontrabandimin e emigrantëve.
Në pikën kufitare “Bogorodicë”, pardje u përpoqën që të transportojnë tetë emigrantë ilegalë meshkuj nga Sri-Lanka dhe nga Afganistani të moshës 18 deri në 41 vjeçare.
Të denoncuarit L.B (63), P.H (59), I.R (53) dhe T.T (24) më 9 mars në orën 10:30 hynë në pikën kufitare “Bogorodicë” me një minibus “Iveko”, me targa kombëtare bullgare, të drejtuar nga i denoncuari i parë, ndërsa tre të tjerë ishin pasagjerë.
“Gjatë kontrollit shtesë mbi mjetet e transportit nga ana e punonjësve të policisë dhe një zyrtari doganor, u gjetën tetë emigrantë ilegalë të gjinisë mashkullore, në një bunker të ndërtuar posaçërisht në pjesën e sipërme të automjetit. Emigrantët janë të moshës nga 18 deri në 41 vjeçare, pesë prej tyre nga Sri-Lanka dhe tre nga Afganistani”, njoftoi MPB-ja.
Emigrantët në bisedë me policinë thanë se janë marrë nga personat e denoncuar dhe një person i panjohur nga Athina dhe për një pagesë të caktuar duhet të ishin transportuar në Itali.Të katër të denoncuarve iu është dhënë masa e paraburgimit prej tetë ditësh. Disa nga emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit dhe disa të tjerë i janë dorëzuar shërbimeve kufitare greke./Gazeta Express/