Javën e ardhshme shpresojmë që përfundimisht do të miratohet buxheti i Komunës së Gostivarit – është shprehur Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në emsionin ‘Në Fokus”. Sinjale pozitive gjithashtu vijnë edhe nga këshilltarët e BDI-së në Këshillin e kësaj Komune.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari është shprehur optimist se javën e ardhshme përfundimisht do të zgjidhet ngërci politik në këtë Komunë dhe do të miratohet buxheti. Ai në emisionin “Në Fokus” theksoi se takimi i djeshëm koordinativ, me Kryesuesin e Këshillit komunal dhe koordinatorët e këshilltarëve, pavarësisht dallimeve, ka kaluar në një atmosferë konstruktive.
Ndërkaq, Këshilltarët komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim – në Gostivar, përmes një kumtese publike kanë njoftuar opinionin e gjerë që në vijim të seancës së tretë të këshillit komunal të Gostivarit këshilltarët e këtij subjekti politik do ta votojnë miratimin e buxhetit komunal.