Me tryezën e parë të rrumbullakët në shkollën “Goce Dellçev”, SPB Tetovë dhe vetëqeverisja lokale e filluan projektin parandalues-edukativ “Respekto dallimin”.
Në suaza të projektit janë paraparë gjithsej gjashtë tryeza të rrumbullakëta, nga tre në Tetovë dhe Gostivar, me nxënës prej po aq shkollave fillore të dy qyteteve.
“Në këto tryeza të rrumbullakëta në mënyrë interaktive do të prezantohet dhe debatohet për dallimet, paragjykimet dhe setereoptipet, të cilat dalin, ndërsa do të bisedohet edhe për të ashtuquajturat karakteristikat mbrojtëse të individëve dhe grupeve”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Prezantimet i përgatisin dhe realizojnë nxënësit, me ndihmë dhe mbështetje të nëpunësi të trajnuar profesional, të cilët gjithashtu flasin për temën dhe shfaqin përvojat nga angazhimi i tyre i përditshëm profesional.
Bartës të projektit janë Sektori për Parandalim dhe OSBE në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të Gostivarit, ndërsa planifikohet të realizohet edhe këtë muaj edhe muajin e ardhshëm.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Hetimi amerikan: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër VMRO DPMNE në Maqedoni
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror
- Me investim prej mbi një miliard euro në energjetikë në vend hyn grupacioni turk “Kazançi Hollding”
- Zulohet identiteti i gruas së dytë të Feros – ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën
- Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, diplomati Nesho: Kancelar që do sjellë koalicion të qëndrueshëm, një person vizionar
- Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti takohet me eurodeputetin Thomas Waitz
- Presidentja Siljanovska – Davkova u takua me përfaqësues të FMN-së
- Ali Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz