Antonio Stojçevski, kryetar i Sindikatës së rojtarëve dhe administratës në Idrizovë demanton se i dënuari Igor Spasov ka ikur nga burgu i Idrizovës dhe më pas të jetë kthyer prapa.
“Nuk është e vërtetë se Spasov është arratisur nga Idrizova”, ka thënë për “Fokus”, Stojçevski.
Drejtori i burgut Antonio Dimov nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike lidhur me këtë çështje, ndërsa Stojanoviq madje ka theksuar se nuk ka detaje për rastin në fjalë, pasi pret informacione nga inspektorët që janë në burg.
Sipas mediave maqedonase, Spasov ka qenë trupëroje e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ai është në burg i dënuar për vrasjen e të riut maqedonas Martin Neshkovski më 2011.