Gjenerata e tridhjetë e katërt e ushtarëve në shërbimin vullnetar ushtarak në Maqedoni sot në kazermën “Akekso Demnievsmi-Bauman” në veles dhanë betim solemn.
Komandanti i Qendrës për trajnim individual, nënkoloneli Arben Jakupi, në solemnitet porositi se në periudhën e ardhshme do të kenë shumë punë në mposhtjen e përmbajtjeve nga trajnimi. Ai theksoi se me shërbimin ushtarak hapet mundësia për sendërtim të profesionit ushtarak dhe krijohet bazë për përzgjedhje të mëtejshme në përbërjen profesionale në ARM.
Në solemnitet morën pjesë përfaqësues të komandove dhe njësiteve të ARM-së, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë të ushtarëve dhe mysafirë të tjerë.