Për më 26 prill është shtyrë seanca në të cilën Gjykata Supreme në Athinë vendos për ankesën e vendimit të Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e ish-shefit të DSK Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshjkovski. Seanca e sotme u ndërprerë për çështje ligjore.
Mbrojtësit e Grujevskit dhe Boshkovskit kanë kërkuar që gjykimi të jetë i mbyllur për publikun për shkaqe sigurie. Arsyeja tjetër paska qenë se gjatë pyetjeve do të ketë thenie të fshehta.
Kërkësa për ekstradimin e Grujevskit dhe të Boshkovskit është vetëm një nga tre proceset e ndryshme kundër tyre. I dyti është për pasaportat e falsfikuar me të cilët u zënë në aeroportin e Selanikut, kurse i treti për kërkesën për azil.
Seanca dëgjimore e Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik u anulua. Ata para Komitetit duhej t’i tregojnë arsyet për azil në Greqi.
Paraprakisht seanca dëgjimore e tyre e parë u anulua për shkak të mospasjes së përkthyesit në gjuhën maqedonase.
Po spekulohet se të dy të arratisurit do të duhet të ekstradohen muajin e ardhshëm, për kur janë caktuar seancat gjyqësore për “Target – Fortesa dhe Trezor”. Ata braktisën vendin pasi iu ishte percaktuar paraburgim nga fundi i muajit korrik kurse kërkesë për azil politik në Greqi kanë parashtruar më 29 nëntor të vitit të kaluar.
ALMAKOS.COM