Për më 26 prill është shtyrë seanca në të cilën Gjykata Supreme në Athinë vendos për ankesën e vendimit të Gjykatës së Selanikut për ekstradimin e ish-shefit të DSK Goran Grujevski dhe kolegut të tij Nikolla Boshjkovski. Seanca e sotme, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, u ndërprerë për çështje ligjore.
Me kërkesë të avokatëve, ankesa rreth vendimit të gjykatës së Selanikut për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit, në Gjykatën supreme në Athinë po mbahet prapa dyerve të mbyllura. Ekipi prej dy avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit kërkoi nga Këshilli gjastëanëtarësh i gjykatësve dhe prokurorit që seanca të mos jetë publike, ndërkaq pas kërkesës së kryesueses së Këshillit, ata
arsyetuan se përse dëshirojnë që salla e gjykatës të zbrazet dhe shfrytëzuan disa argumente, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Thanë se bëhet fjalë për ndjekje politike dhe se janë akuzuar për krim politik, diçka me çka ata si mbrojtje nuk dakordohen, sqaruan se në dëshminë që do ta japin ka pyetje të cilat janë të besueshme, të cilat nuk janë për opinion, duke marrë parasysh atë se seancat janë publike dhe askush nuk e din se kush ndodhet në sallën e gjykatës. Siguria e klientëve të tyre ishte edhe një nga argumentet e avokatëve.
Njëri avokat arsyetoi se dëshmitë që do t’i japin kanë të bëjnë me rast politik, me përgjimet rreth të cilave pati kthesë politike dhe përmendi ndërrimin e pushtetit. Dhe përkujtoi se edhe në Gjykatën në Selanik seanca ishte prapa dyerve të mbyllura.
Si argument shtesë, njëri nga avokatët ceki se në sallën e gjykatës ka edhe gazetarë, të cilët dëshirojnë të publikojnë atë që thonë Grujevski dhe Boshkovski në dëshmitë e tyre.
Për rastin konkret nuk ekziston kurfarë interesi në mediumet greke dhe gazetar i vetëm në sallë ishte korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Para se të sillet vendimi përfundimtar nëse do të pranohet apo jo dëgjimi të mbahet prapa dyerve të mbyllura, kryetarja e Këshillit të gjykatësve u sqaroi Grujevskit dhe Boshkovskit se avokatët e tyre kërkojnë që seanca të jetë e mbyllur dhe kërkoi pajtueshmëri prej tyre. Në pyetjen nëse edhe ata dakordohen që dëgjimi të mbahet prapa dyerve të mbyllura, të dy u deklaruan në mënyrë pohore.
Menjëherë më pas, prokurori kumtoi se kërkesa është pranuar dhe në sallë mbetën vetëm Boshkovski, Grujevski, sigurimi policor, përkthyesi dhe dy avkoatët. Seancat e këtilla sipas rregullit janë publike, ndërkaq vetëm në raste të caktuara bëhen përjashtime
dhe mbahen prapa dyerve të mbyllura. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, seanca u ndërpre dhe vazhdoi pas pauzës 30-
minutëshe.
Data 23.09.2025
Aktuale
- MASH: Me ligjin e ri është zgjidhur në mënyrë sistematike çështja e teksteve shkollore të cilat mungonin gjatë kohës së Qeverisë së mëparshme
- Vakanca në Kushtetuese, KED miraton 6 kandidatë për zëvendësimin e Holta Zaçajt (EMRAT)
- Çmimi i arit më i lartë në histori
- Elis Dine emërohet zv.kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
- Si një buton i vogël mund të shpëtojë jetën tuaj në raste emergjente
- (VIDEO) Palestina fiton mbështetje globale, 9 njohje për dy ditë
- Shqipja në uniformat e policisë përplas pushtetin dhe opozitën
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë