Profesori Vlladimir Millçin e ka kritikuar Qeverinë Zaev, duke thënë se premton shumë, por shumë pak realizon nga ajo që premton.
I ftuar në emisionin “Samo Vistina” , Millçin dekalroi se Qeveria shumë shpejt e harron atë që e ka premtuar.
“Sa premtime të shpejta po bëhen. Premtoni më pak, realzioni më shumë. Nuk ka arritje tani. Unë nuk e shoh se sot ka më shumë drejtësi sesa në kohën e regjimit. E pra, ka një ndryshim në media, jane më të hapura dhe nuk ka arrestime spektakolare. Është gjithashtu e vërtetë që tani shumica e OJQ-ve janë të heshtura. Unë mendoj se disa prej tyre ende vëzhgojnë, por heshtja nuk do te zgjase shumë. Kjo qeveri nuk do të ketë aq kohë sa Qeveria e Gruevskit, nuk do të kursehet aq shumë nga kritikat dhe reagimet për kaq shumë kohë” tha Milcin./Almakos