Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 9:30 do të mbesin konsumatorët e bulevardit ” Boris Trajkovski” te marketi “Tineks” ne Kisella Vodë, SHF ” Nevena Georgieva – Dunja” dhe çerdhja ” Veseli Cvetovi” si dhe objektet rreth tyre. Nga periudha prej orës 11 deri në 13 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e bulevardit “Vidoe Smilevski – Bato”, ndërtesa te “Stopanska Banka” dhe ” Rojal Burger” në komunën e Aerodromit.
Nga ora 10 deri në orën 14 pa furnizim me energji do të jenë konsumatorët e stacionit për kontroll teknik në bulevardin “Ilinden”, ndërsa nga ora 13:30 deri në orën 15 shfrytëzuesit e bulevardit ” Vidoe Smilevski – Bato” – Rajoni i Qendrës, ndërtesat pas “Bokser” në komunën e Aerodromit. Në periudhën nga ora 9 deri në orën 12 pa energji do të jenë konsumatorët nga rruga “Kairska” ( “Gjeneral Mihajllo Apostollski”) nga nr.7 deri në nr.29 në Komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 8:40 deri në orën 13.30 një pjesë e rrugëve ” Kiro Glligorov”, ” Jani Llukrovski”, ” Llazar Pop Trajkov”, ” Bapçor”, “Tashko Karaxha” dhe “808” në Komunën e Gazi babës. Siç informon RCUK – Shkup, ndalesat janë për shkak të operacioneve të caktuara teknike në rrjetin elektrodistributiv.
Data 23.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Palestina fiton mbështetje globale, 9 njohje për dy ditë
- Shqipja në uniformat e policisë përplas pushtetin dhe opozitën
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- Prezantohen drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH, Anxhela Paparizo dhe Arti Papajani
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)