Aleanca për Shqiptarët i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela thotë se këto dy parti edhe kur ishin në pushtet në vitin 2002-206 nuk kishin votuar këtë ligj të paraparë me Marrëveshjen Kornizë. Sela kujton edhe njëherë se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e këtij subjekti garantuan shumicën në Kuvend.
Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj për përdorimin e gjuhëve është dashur të sillet deri në vitin 2004 si pjesë normative e Marrëveshjes Ohrit. Ishte pikërisht LSDM me BDI—në që nuk e sollën këtë ligj aso kohe – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela shton se në këto raste, partneri shqiptar në koalicion me LSDM-në duhet të shqyrtojë pozicionin e tij në pushtet./Shigjeta.net/
https://youtu.be/3JDOp3CPJk0