Zëdhëndësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, sot ka mohuar akuzat se Qeveria bënë trysni për t’i detyruar anëtarët e Komisionit për Antikorrupsionit të japin dorëheqje. Boshnjakovski përgëzoi anëtarët e Komisionit që kanë dhënë dorëheqje sepse kjo dëshmon se në Maqedoni ka ardhur koha kur funksionarët japin dorëheqje për shkaqe morale.
Në lidhje me emërimet të reja në këtë komision, Boshnjakovski tha se duhet të pritet të gjithë anëtarët të japin dorëheqje për të parë se si do veprohet në të ardhmen.
Pas dorëheqjeve të një pas njëshme, ka dhënë dorhëheqje dhe Sejdi Halili, por siç mësohet përveç tij kanë dhënë dorëheqje dhe dy anëtare tjera Farie Aliu dhe Zhaklina Damçeva. Paraprakisht kanë dhënë dorëheqje kryetari Igor Tanturovski dhe Goran Milenkov.
Dorëheqjet vijnë një javë pasi Drjetosia për të Ardhura Publike publikoi raportin e revizionit të Komisionit për Antikorrupsion, ku konstatohet parregullsi në pagesën e shpenzimeve për rrugë me dëshmi të rreme. Për këtë çështje Prokuroria Themelore Publike në Shkup tani më ka nisur procedurë hetimi./Almakos.com
Arbnora Memeti