Është duke u kompletuar dokumentacioni i plotë për ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë, me çka do të rrumbullakësohen aktivitetet e nevojshme për lëshimin e saj në përdorim, sipas paralajmërimit të Qeverisë, deri nga mesi i muajit të ardhshëm.
Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore informojnë se janë kryer kontrollet e nevojshme teknike në aksin e autostradës, ku ka përfunduar elektrifikimi dhe sinjalizimi i nevojshëm. Deri nga mesi i muajit të ardhshëm mbikëqyrja duhet ta parashtrojë dokumentacionin.
Informata për gjendjen me ndërtimin e autostradës u shqyrtua mbrëmë në mbledhjen e Qeverisë, prej ku informuan se aktivitetet në terren finalizohen dhe se ky aks i autostradës do të lëshohet pas 15 prillit.
Paraprakisht u kryen ndërtimi i qendrës kontrolluese dhe dislokimi i largpërçuesit të autostradës, për të cilat me aneks të Marrëveshjes u vazhdua afati për ndërtimin. Ndërtimi i autostradës shtrihet nga dalja e Demir Kapisë përmes fshatit Miravc, deri në Smokvicë, ku lidhet me autostradën tashmë ekzistuese. Kalon jashtë grykës së Demir Kapisë nga ana e djathtë e lumit Vardar, nëpër kthesa të vogla dhe tatëpjeta. Autostrada e re i ka dy rrethrrotullime tek Miravci dhe Smokvica, dy tunele të gjatë nga 1.200 metra, gjashtë ura me gjatësi prej 100 deri në 500 metra, gjashtë nënkalime dhe dy mbikalime. Gjerësia e rrugës është 25,6 metra, me dy korsi për vozitje, njëra për ndalje dhe një brez i mesëm i gjelbër me gjerësi prej tre metrave. Me të rrumbullakësohet tërësisht zgjidhja e autostradës për Korridorin 10 në territorin e Maqedonisë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane