Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjashtë nga gjithsej dhjetë aksidente trafiku të cilat kanë ndodhur në 24 orët e fundit në territorin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale.
Në mbrëmjen e kaluar 15 shoferë kanë vozitur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa policia e trafikut ka përjashtuar nga trafiku 15 shoferë nga të cilët 12 para se ta fitojnë të drejtën për të drejtuar automjetin dhe tre fillestarë. Nga trafiku janë përjashtuar edhe 11 shoferë të cilët kanë drejtuar automjete të paregjistruara.
Masa janë ndërmarrë edhe kundër pesë shoferëve të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, kundër dy për tejkalim të parregullt dhe katër për parakalim të parregullt. Për parkim jo të drejtë janë ndërmarrë masa kundër 113 automjeteve, ndërsa automjeti special
“karrotreci” ka larguar gjithsej 81 automjete. Masa janë shqiptuar edhe kundër katër këmbësorëve të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë.Për sot janë paraparë punëtori edukative në SHF-“Dimitar Pop Gjeorgiev Berovski”, në komunën e
Gjorçe Petrovit.
Data 23.09.2025
Aktuale
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane