Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel do të marrë pjesë në inaugurimin e grupit “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” në Parlamentin Evropian. Grupi “Miqtë e Republikës së Maqedonisë” është grup joformal i përbërë nga deputetët e PE-së nga prejardhje të ndryshme politike, i cili në përbërje të ndryshme dhe të zgjeruar pas pushimit pothuajse prej tre viteve, e ripërtërin punën e tij. Grupi është konceptuar si forum i llojit të vet për sigurimin e përkrahjes të Republikës së Maqedonisë në aspiratat e saj evropiane dhe mbështetjen e fuqishme në rrugën e saj evropiane. Ashtu siç kumtoi MPJ, Dimitrov do të mbajë fjalim në inaugurimin në të cilin do të përqendrohet në momentin aktual në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë. Shefi i diplomacisë do të realizojë edhe shumë takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian.
Data 26.02.2025
Aktuale
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës
- BDI: Betoni dhe korrupsioni po mbytin Çairin – Kush do të mbajë përgjegjësi?
- VMRO-DPMNE: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin
- Në mars do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë
- Niveli i Liqenit të Ohrit 24 centimetra nën mesatare për shkurtin
- VIDEO/ Biznesmenja Vilma Nushi paraqitet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit
- Akuzat ndaj Mexhitit, VLEN do ta padis opozitën për shpifje
- Komuna e Kumanovës nuk merr përgjegjësi për flamurin e ndaluar me diellin e Vergjinës i cili valon përkrah flamurit të komunës