Mësues e veprimtarë të arsimit u bën bashkë për të shënuar 131 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe dhe Ditën e Mësuesit. Me këtë rast Komuna e Çairit ndau mirënjohje për mësuesit e dalluar të shkollave fillore që gravitojnë në territorin e saj. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqip, kujtohen me respekt vepra e ndritur e mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar. Më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe e cila ishte shkollë me karakter kombëtar e jo fetar ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
https://youtu.be/SKNE2AqE_bk
Kalova 43 vite në arsim dhe pikërisht në ato momente kur festohet 131 vjetori i ditës së mësuesit anembanë ku jetojnë shqiptarët. Kënaqësi është dita e parë e punës, 25 gusht 1975 dhe tani jam në ditët e fundit të arsimit, ky vit shkollor sigurisht do të jetë viti i fundit por e ndjejë vetën krenar se mbarova ashtu si e mendova në moshën më të re kur u punësova – tha mësuesi Ismet Jakupi.
Jam shumë krenare dhe falënderoj që mundi nuk shkon kot por sakrificat ja vlejkan. Edhe çka është më e mira, se mundin që e vlerësojnë prindërit dhe fëmijët nuk harrohet. Sot krenohem kur takoj nxënës të mijë dhe më thonë; mësuese, ti ke qenë ajo e cila më ke mësuar, jam bërë sot njeri – tha mësuesja Teuta Ramadani.