Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në Kanal5 ka theksuar se ky trup ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim se ato janë maqedonase apo shqiptare./Gazeta Lajm/
“Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe jo nga Kuvendi, që ka kompetencat si organ i vetëm për vendosjen e përmendoreve. Ju garanotj se për këto përmendore rekomandimi do të jetë për heqjen e tyre dhe gjendja të kthehet si ka qenë”, ka theksuar Gërçev.
Në pjesën qendrore të Shkupit janë vendosur përmendorja e Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josip Bagerit.