Seanca e 32 plenare ku në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve pritet të fillojë brenda pak minutash.Sipas informacioneve fillestare pritet që ligji për përdorimin e gjuhëve të vendoset në votim pa diskutuar për 35 mijë amandamentet e opozitës.
Fillimi i seancës ishte paraparë në orën 12, por e njejta ende nuk ka filluar. Në sallën kryesore sot pritet të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës maqedonase.
VMRO-DPMNE është shprehë e prerë se nuk do të tërhiqen nga amandamentet e propozuara, andaj mbetet për tu parë se si do të jetë reagimi i tyre nëse ligji për gjuhët miratohet në leximin e tretë, raporton Almakos.
Pak ditë më parë nga kjo parti thanë se nëse shumica e vendos ligjin në votim pa diskutuar amandamentet, do të bënin shkelje të rregullores dhe kjo do të ishte e papranueshme thanë, duke shtuar se ankesat më tej do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.
VMRO-DPMNE këtë ligj e cilëson si jo kushtetues dhe për të njëjtin propozuan mbi 35 mijë amandamente bazuar në kritikat e dhëna nga presidenti Ivanov, i cili ligjin nuk e dekretoi./ALMAKOS.COM
Evi Shkopi