Aleanca për Shqiptarët (ASH) e ka dënuar ashpër sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe themelues i Bashkësisë fetare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni.
“Sulmi ne fjalë edhe njëherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e të shkelen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur këto liri janë të lidhura me shqiptarët. Sulmi fizik ndaj profesorit dhe intelektualit shqiptar siç është Sinadinovski tregon shkallën e ultë të sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale. Kërkojmë nga organet e rendit që sa më shpejtë t’i gjejnë autorët e këtij akti vandal dhe të turpshëm si dhe t’i zbulojnë motivet dhe porositësit e këtij akti të rëndë dhe të papranueshëm”, kanë reaguar nga ASH-ja.