Zëvëndës ministri i drejtësis Oliver Ristoski, sot ka deklaruar se pret dorëheqjen e anëtareve të Këshillit të Prokurorëve, të cilët kanë pasur konflikt interesi në zgjedhjen e dy prokurorëve.
“Jam i njoftuar për çfar bëhet fjalë, presonalisht për arsye morale pres dorëheqje nga prokurorët të cilët nuk janë përjashtuar nga votimi për shkak të konfliktit të interesit”, tha Ristoski.
Ndryshe nga Ristoski, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev refuzoi të komentoj në lidhje me këtë skandal, duke u arsyetua se sot nuk është i gatshëm të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve.
‘’Gjatë javës do të thërras pres konferencë, ku do të shpjegoj gjithçka. Sot nuk mundem të flas pasi që nuk jam i përgaditur, ‘’tha Shterjev.
Lidhur me skandalin në Këshillin e prokurorëve kishte reaguar edhe ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, i cili ka kërkuar shkarkimin e antarëve të përfshirë në konflikt interesi.
“Këshilli Prokurorial bëri një emërime në një department të Prokurorisë Publike dhe një anëtarë i Këshillit mori pjesë në riemërimin e një prokurori dhe ai prokuror hetonte një pjestar të afërm të familjes të atij anëtari të Këshillit. Tani pjesëmarrja e atij anëtari të Këshillit në këtë vendimarrje paraqet një në mënyrë të qartë konflik interesash dhe largimi nga pozicioni do të ishte masa e duhur. ”- theksoi ambasadori Xhes Bejli.
Në pyetjen tonë lidhur me këtë skandal, nuk kishim përgjigje nga zëvëndëskryeministri Bujar Osmani.
Përndryshe, për vazhdimin e mandatit të prokurorit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Fidanka Rajevskan ka votuar për Lidija Raiçeviq, e cila heton bashkëshortin e Rajevskan, Ljube Rajevski, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash.
/Alamkos.com
Arbnora Memeti