Institute për demokraci “Societas Civilis” sot ka prezentuar Raportin e monitorimit të zbatimit të tremujorit të dytë të Planit 3-6-9, ku thuhet se bojkoti i opozitës dhe bllokimi i ligjeve të rëndësishme nga agjenda evropiane të rëndësishme për fatin e vendit, shfaqin papjekurinë politike të partivë në Kuvend.
Instituti vlerëson se miratimi i ligjeve nga sfera e ndjekjes së sistemeve të telekomunikimeve nuk është bërë plotësisht në frymën e rekomandimeve të Pribes-së. Eksperti evropian ka rekomanduar transferimin e pajisjeve për ndjekjen e telekomunikimeve te operatorët e komunikimit, ndërsa ligjet e mirartuara obligojnë një agjenci të re, e cila do të ndjek komunikimet.
Raporti konstaton anashkalimin e disa prioriteteve lidhur me keqpërdorimet në sistemin për shpendarjen e lëndëve në gjykata, AKMIS.
“Mbetet i paqartë rezultati i Raportit të OSBE-ODIHR në pjesën e raportimit të mediatik të procesit zgjedhor, të paraparë si kusht për shkarkimin e drejtorit të servisit publik radiodifuziv ose përgatitja e raportit të KSHZ për ankesat e parashtruara gjatë procesit zgjedhor, në saj të raportit për evaluim të procesit të sistemit të parashtresave. Kjo është posaçërisht interesante duke qenë se në janar është shpallur konkurs për zgjedhje të drejtorit dhe zëvendës drejtorit të RTVM, si dhe konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit mbikqyrës”- thuhet në raportin e monitorimit.
Në raport pozitiv është fakti se Qeveria e Maqedonisë i ka përcaktuar më qartë prioritetet, të cilat i ka rradhitur sipas nevojës për ndërhyrje reformuese në drejtim të çlirimit të “shtetit të kapur”.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com