Fruta e anës së vardarit dhe anës juglindore të vendit me më shumë dëme nga temperaturat minus javën që shkoi. Agrometereologët thonë se atje ku frutat ishin tashmë në fazën e bimësisë dhe lulëzimit, do të ketë rrallim të tyre. Më të prekura janë pjeshkat, kumbullat, kajsitë, qershitë dhe vishnjat.
“Është mirë që kjo gjendje e temperaturave minus ishte vetëm një ditë ose ishte e shkurtër. Në rajonin e Shkupit do të ketë rrallim sepse pemët tanimë ishin në bimësi sepse në Petrovec janë matur minus 15 gradë, ndërsa në malin Zajçev minus 11. Qëndrueshmëria e frutave në këtë fazë të luleve të pahapura i dëmton frytet vetëm në minus 4 ose 5 gradë”, thotë agrometeorolog Angjellko Angeleski.
Por, Angjelleski thotë se bora që ra ka qenë mbrojtje e mirë të paktën për grurin. Temperaturat e ulëta krijuan shok për kulturat bujqësore të mbjella në sera. Për t’i mbrojtur nga ngrirja, fermerët këto ditë i kanë kyçur furrat për ngrohje. Për periudhën e ardhshme pritet mot më i ngrohtë, por me reshje të shpeshta të shiut që mund të pengojnë fillimin në kohë të mbjelljeve pranverore.