Një person me inicaile J.A. (45) nga Probishtipi ka sulmuar fizikisht një nënpunës policor, gjatë intervenimit në një sulm fizik.
Siç informojnë nga MPB, J.A. ishte denoncuar se ka sulmuar fizikisht Z.M. dhe M.M. kur nënpunësit policor arritën në vendin e ngjarjes J.A kishte refuzuar të largohet nga oborri i Z.M. Ai kishte vazhduar të bërtas dhe ta kërcënoj me jetë njërin nga nënpunësit.
Në moment kur ata tentuan që ta arrestojnë, J.A. fizikisht e sulmoi njërin nga nënpunësit policor me shuplaka dhe shkelma në kokë dhe trup, duke e kafshuar dy herë në dorë.
Pas arritjes së përfocimit, J.A. u arrestua dhe u morrë në stacionin policor për procedurën e mëtejshme. Nënpunësit policor i është dhënë ndihmë mjekësore.Për ngjarjen është njoftuar dhe Prokuroria Publike./Almakos.com