Nën moton Ne ”Ne jemi Maqedoni” sot dhe nesër diaspora maqedonase do të protestoj kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Në qendrën e Uashingtonit, disa organizata nga Nju Xhersi, Masaçusets, Njujorku dhe Uashingtoni do të protestojnë duke kërkuar që qeveria Maqedonase të ndërprej negociatat me Greqinë siç thonë për të mbrojtur identitetin maqedonas.
Nga tubimet e mëparshme është kërkuar që zgjidhja të bëhet me marrëveshje ndërkombëtare mes dyja shteteve e garantuar nga anëtaret e Këshillit të sigurimit dhe kyçje të fuqive të mëdha në këtë çështje.
Sot përveç protestët në Maqedoni, maqedonasit do të protestojnë dhe në shtete të botës./Almakos