Policja Jasmina Janaçkovska nuk qenka sulmuar nga Beqir Asani, kryetar i degës së BDI në pushtet, por është vetëlënduar. Ky konstatim doli pas takimit të polices Janaçkovska me ministrin e Punëve të Mbrendëshme, Oliver Spasovski. Ajo ka mohuar të jetë sulmuar fizikisht nga Asani dhe se krahun e kishte lënduar vetë gjatë zënkë verbale me të.
Janaçkovska shpjegoi se i gjithë rasti kishte ndodhur kur kishin tentuar ta ngrejnë m “marimangë” veturën e Bekir Asanit të parkuar në trotuar.
“Gjatë kryerjes së kontrollës së rregullt kam vërejtur disa veturat të cilat kishin qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas procedurës, veturat i kemi fotografuar dhe filluam me tërheqjen e tyre. Në atë moment ka reaguar një person i panjohur për të cilin më pas kuptova se bëhet fjalë për B.A., dhe filloi të bërtasë. Menjëherë kam thirrur përforcim dhe kanë ardhur një numër i madh i nëpunësve të policosë”, ka thënë Janaçkovska.
Spasovski u takua me Janaçkovskën pasi që kishte dashur të njoftohet më shumë për rastin e djeshëm.
Nga ana tjetër, sipas informatave të buletinit policor, dje rreth orës 10:00 në udhëkryqin e bulevardit “Goce Dellçev” dhe rrugës “Filipi i Dytë” në Shkup, gjatë marrjes së veturës “Land Rover” me targa të Shkupit me automjet special “merimangë”, personi B.A., verbalisht e ka sulmuar zyrtaren policore, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.
Pasi që siç shkruan në buletinin policor, B.A. është sjellë në mënyrë agresive me policen, e njëjta ka ftuar zyrtarë tjerë policor në vendin e ngjarjes.
Siç transmetuan mediat dje Asani thuhet ta ketë goditur policen kur shërbimi i marinmagës është përpjekur t’ia marrin makinën e parkuar në trotuar.
Dëshmitar të incidentit të djeshëm, të cilët nuk deshën të flasin hapur, për Alamkos thonë se Asani policën e ka sulmuar fizikish duke e kapur për fyti dhe e ka përplasur për automjetin e marimangës. Ata thonë se policia e ka shume lehtë të konstatojë gjendjen faktike nëse shikon inçizimet e kamerave të sigurisë./Almakos
Arbnora Memeti