Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në çdo mënyrë tenton që t’u shmanget pytjeve të gazetarëve, me arsyetime të ndryshme. Të pyetur se kur do të prononcohet komisioni për mënyrën e votimit të anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, nga ky komision në bisedë telefonike na deklaruan se nuk mund të na përgjigjen sepse kanë probleme me energjin elektrike. Sipas tyre mungesa e korentit u ka pamundësuar qasje në postën elektronike.
‘’Kishim problem me energjin elektrike, dhe ajo që është përgjegjëse në sektorin për mardhënie me publikun, për momentin nuk mundet t’i hap pyetjet’’ thonë nga përgjegjësi për qasje të lirë në informacione me karakter publik, pasi ishte e pamundur të vendosim komunikim me sektorin për mardhënie me publikun.
Almakos duke dashur të provojë informacionin vizitojë zyret е Komisionit për Antikorupsion, ku vërejtëm se zyret e Komisionit kanë korent. Personat që takuam në zyret e Komisionit harruan justifikimin e mungesës së korentit ka bërë që të mos jenë në gjendje t’u përgjigjen pyetjeve tona, por gjetën justifikim tjetër duke thënë se personi përgjegjës për komunikim me publikun është në pushim mjekësor, kurse zëvendësi i tij në seminar.
Almakos poashtu ka provuar informacion se nëse zyrat e Komisionit kanë pasur problem me ndërprerjen e korentit. Nga EVN-Maqedoni na njoftuan se vërtet ka pasur ndërprerje të korentit në rrugën ‘’Dame Gruev’’ në komunën Qendër, ku ndodhet objekti i Komisionit. Defekti në rrjetin elektrik është zgjidhur në ora 7.30, ndërsa pyetja e Alamkos ishte dërguar në ora 10.00. Kjo do të thotë se Komisioni antikorupsion, jo vetëm që është jotransparent në punën e tij, por gënjen median për të shmanguar pergjigjet.
Të pyetur nga Qeveria nëse do të marrin masa për diciplinimin e të punësuarve në këtë sektorin për mardhënie me publikun, nga atje thonë se nuk kanë kompetenca për këtë.
‘’Ne mundemi vetëm të ju sugjerojmë të gjitha institucioneve në Republikën e Maqedonisë të jenë të hapur për mediumet,’’ thonë nga Qeveria.
/Almakos.com
Arbnora Memeti