Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski sot i ka kushtëzuar anëtarët e Komisionit të Antikorupsionit se nëse nuk japin dorëheqje, shumica parlamentare e Kuvendit si organ kompetent për zgjedhjen e tyre, do të ngrej procedurë për shkarkimin e tyre. Sipas Remenskit anëtarët e këtij komisioni, nuk kanë kredibilitet profesional dhe etik për atë pozitë.
Sipas Deputets Remenski, komisioni i anti-korrupsionit ka keqpërdorë në mënyrë të papërgjegjëshme paratë e qytatarëve.
‘’Ne edne nuk e kemi marrë raportin në baz të të cilit janë konstatuar parregullsitë megjithatë nga informacionet të cilat erdhën deri te ju dhe ne janë konstatuar në pjesën e llogaritjes së shpenzimeve të udhëtimit nga anëtarët e komisionit, në fakt pagesë e shpenzimeve të udhëtimit me dëshmi fiktive ose që nuk përshtaten me agjendën që e komisioni.’’ Deklaroi Remenski gjatë konferencës në Kuvend.
Reagim kishte dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ata thonë se ndjekin parimin zero tolerancë për korrupsion.
“Qeveria vazhdimisht rikujton se harxhimi i përgjegjshëm i parave buxhetore duhet që të respektohet edhe nga të gjithë funksionarët tjerë publik, siç ishte rasti me Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Presim që anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion ta ndjekin të njëjtin parim të zero tolerancës për korrupsion dhe të tregojnë përgjegjësi duke i pasur parasysh ndodhitë e fundit dhe duke e pasur parasysh se ajo është thelbi i punës së tyre”, thonë nga Qeveria.
Të gjitha këto reagime vijnë pas revizionit të Drejtoris për të Ardhura Publike, e cila ka zbuluar se anëtar të Komisionit kanë keqpërdorur mjete buxhetor.
Një anëtar i Komisionit për Antikorrupsion ka dorzuar kërkesë deri te Komisioni për Çështje Banesore në Qeveri, për të përfituar kompensim me para për qeranë e një banese, komisioni e ka pranuar kërkesën pa konstatuar lartësin e kompensimit. Banesën anëtari e ka paguar 6.000 denarë ndërkaq Komisioni i Antikorrupsionit i ka ndarë 250 euro në muaj.
Rast i njejtë është dhe kompensimi për udhëtim zyrëtar, gjegjësisht për të njëjtat harxhime është kryer pagesa e dyfishtë. Gjithashtu në dy raste është kryer edhe pagesa në udhëtim zyrtar me llogari në të cilat nuk mundet që të konstatohet se çfarë harxhimi është bërë. Në bazë të këtyre harxhimeve për ushqim në restorante dhe llogari të dyfishta katër anëtarë të Antikorrupsionit kanë marrë 42.514 denarë.
Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se për këtë rastin e shpenzimeve të Komisionit të Antikorupsionit kanë krijuar lëndë dhe se janë duke mbledhur fakte.
Arbnora Memeti
Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2061168407257334/