Familja e vrasësit të katërvjeçarit Almir Aliu, Boban Iliq, kanë vendosur që t’a shesin veturën e tipit Mercesdes, me të cilën është kryer akti i vrasjes së katërvjeçarit nga Kumanova. Vetura është nxejrrë në shtije në fillim të muajit shkurt.
Ndryshe lënda e vrasjes së Almir Aliut tashmë ka marrë një kahje tjetër, pas vendimit të rikualifikimit nga ”tentim për vrasje” në ”aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.
Tentimi i gjykatës për rikualifikim ka nxitur reagime të shumta në opinion. Për të shprehur paknaqësin në lidhje me këtë, nesër para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup do të mbahet një protestë.
Almakos