Këshillit gjyqësor sot ka shtyrë seancën e nesërme, ku duhej të diskutohet për shkarkimin e pesë gjykatësve. Arsyeja e shtyrjes është pamundësia e kryetarit dhe disa anëtarëve të Këshillit për të marrë pjesë në mbledhjen e konvokuar, thuhet në njoftimin e Këshillit gjyqësor, i cili nuk ka saktësuar se kur planifikon të mbajë seancën.
Këshilli Gjyqësor më 15 shkurt në seancë të mbyllur nisi procedurën për konstatimin e përgjegjësisë së gjykatësve. Kryetari i Këshillit Karaxhovski atëherë pati deklaruar se procesi nuk do të ketë prolongohet sepse ligji ka paraparë mekanizma të mira që parandalon këtë mundësi.
“Shpesh ndodhin probleme me dërgimin dhe pranimin e ftesave dhe dokumenteve të shkruar, por ligji shumë mirë ka paraparë mekanizma, kështu që konsideroj se procedura s’do të zgjatet. Pas mbarimit të punës, komisioni do të duhet raportojë para këshillit në afat prej 15 ditësh” ka theksuar Karaxhovski para dy javësh.
Ende nuk zbulohen emrat e gjykatësve për të cilët po kërkohet përgjegjësi, edhe pse po dyshohet për Këshillin penal pesë anëtaresh nga Gjykata Supreme, i cili liroi nga paraburgim biznesmenin Sead Koçan , i akuzuar në rastin “Trust” të PSP-së.
Në këtë mbledhje Këshilli gjyqësor pritet të zgjedh edhe kryetarin e Gjyqit të Apelit të Shkupit si dhe kryetarin e Gjyqit themelor ne Dibër.
Almakos