Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), nga formimi i saj deri vitin e kaluar, nuk ka arritur tërësisht ta vendosë sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, tha sot drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferoski, në takimin me gazetarët, ku informoi për gjendjen në Drejtori, ku, siç tha, ka trashëguar borxh prej 70 milionë denarësh.
Sistemi i sapovendosur për mbrojtje, sipas tij, ka të bëjë me politikë në mënyrë joadekuate të udhëhequr kadrovike, posaçërisht në pjesën e menaxhmentit. Lidhur me borxhin e DMSH-së, Xhaferoski tha se pjesa më e madhe ka të bëjë me shërbimet e papaguara për mekanizmit, i cili është shfrytëzuar në fatkeqësi elementare.
Ai informoi se me ardhjen e tij në krye të Drejtorisë, i ka riaktivuar 64 ekipet për përgjigje të shpejtë, të cilat në këtë moment janë në trajnim, e paraprakisht kanë ekzistuar, por vetëm në letër. Për ta, sqaroi drejtori, nuk është kryer pajisim adekuat, as nuk janë implementuar dhe zbatuar procedurat standarde operative.
Lidhur me investimet kapitale në DMSH, Xhaferoski tha se gjatë nëntë viteve të kaluara janë investuar zero denarë, përveç tre aeroplanët për shuarjen e zjarrit, të cilat janë furnizuar në vitin 2009. Pajisja të cilën e ka Drejtoria është nga donacionet, por edhe ajo është ruajtur dhe përdorur në mënyrë joadekuate.
Pas ardhjes së tij në krye të Drejtorisë, Xhaferoski për herë të parë me kohë dhe me ligj ka kryer servisim të aeroplanëve që janë përgatitur për shuarjen e zjarreve për sezonin e ardhshëm. Ai tha se kanë furnizuar edhe dron, me të cilin do të intervenohet menjëherë aty ku ka zjarr të vogël, që të mos përhapet. Ky investim, sipas tij, është shumë më i pagueshëm se sa të bëhen fluturime parandaluese me aeroplanë, që harxhojnë nga dy deri tre mijë euro për një fluturim.
Xhaferoski informoi se është formuar Shtab i përgjithshëm për mbrojtje dhe shpëtim, që deri tani ka ekzistuar vetëm formalisht, ndërsa, siç tha, me vendim të Qeverisë do të mbahet edhe seancë konstituive.
Drejtori paralajmëroi konferencë për shtyp, ku do të informojë për gjendjen me mjetet materialoteknike të cilat i shfrytëzon DMSH-ja në ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore, mes të cilave edhe mjetet nga donatorët ndërkombëtarë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Kasami: Aty ku e parasheh ligji, uniformat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe
- Gashi u takua me Ambasadorin e BE-së, Mihails Rokas
- Mickoski: Shtatë milionë euro për projekte për zhvillimin e Shtipit
- Në muajin korrik paga bruto arriti në 68.102 denarë
- ESHS: Në muajin korrik paga bruto arriit në 68.102 denarë
- “Duhet të kërkosh falje, ky është mashtrim”- Tensione në GJKKO, përplasen Nuredin Dumani dhe Erion Alibeaj për “Mas*krën e Bradasheshit”
- Thaçi, Ahmetit: Pas humbjes do të bëhet më i logjikshëm
- Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim