Pasi që ish drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Aleksandar Çaparovski e pranoi fajin për ryshfet, gjykata e Apelit i shqiptoi dënim me burg me kusht prej një viti nëse në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale, pasi që ai e pranoi fajin. Gjithashtu Çaparovski dy vitet e ardhshme nuk mund të zgjidhet si drejtor.
Përndryshe Çaparovski vitin e kaluar u arrestua, pasi që një prind i një fëmije të mitur e kishte denoncuar për marrje të ryshfetit. Çaparovski për ti dhënë një vërtetim fëmijës që të mjekohet jashtë vendit nga prindi kishte kërkuar 1.000 euro.
Gjatë bastisjes në zyrën e punës së Çaparovskit, ishin gjetur dhe marrë 24.890 euro, 4.477 dollar amerikan, 170 kuna kroate, 60 leva bulgare, si dhe 4.700 denarë, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur 9.750 euro dhe 10.000 denarë.
Arbnora Memeti
Almakos.com