“Edhe pse tashmë një javë është paralajmëruar që këtë javë do të ketë reshje të borës vetëm rrugët kryesore tashmë janë të pastruara ndërsa ato dytësore ngelin ende të papastruara.”/Gazeta Express/
“Edhe pse tashmë një javë është paralajmëruar që këtë javë do të ketë reshje të borës vetëm rrugët kryesore tashmë janë të pastruara ndërsa ato dytësore ngelin ende të papastruara.”
Rrugët dytësore të qytetit vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga shtresa e borës. Rrugët e papastruara, të bllokuara nga bora vështirësojnë dhe ngadalësojnë qarkullimin e automjeteve. Edhe trotuaret janë të papastruara, gjë që pamundëson lëvizjen e qytetarëve dhe rrezikon sigurinë e tyre.
“Është katastrofë, sinoptikanët kanë parashikuar një javë më parë se do të ketë borë gjithë javën, që do të thotë se tashmë është dashur përgjatë rrugëve të jetë hedhur kripë që t’i bëjnë rrugët të kalueshme. Edhe vajza ime nuk shkoi në fakultet për këtë arsye sepse rrëshqet dhe frikësohet t’i kaloj rrugët, janë të pa-pastruara, katastrofë.”
“Nuk janë të pastruara. Ashtu siç u lajmërua nëpër televizone e kemi ditur para kohe se do të bëhet kështu. Askush nuk ka dalë për të pastruar.”
“Duhet të pastrohen se mundet njeriu të lëndohet, edhe fëmijët kanë problem. Njerëzit duhet të shkojnë në punë, nëse rruga nuk është e pastruar çfarë mund të bëjmë? Më mirë është të pastrohet.”
Numri i qytetarëve që pasuan nga shtresa e borës që nga mbrëmja e kaluar dhe gjatë ditës së sotme është i madh. Deri më tani 25 persona rezultojnë të lënduar, 4 prej të cilëve me fraktura. Mjeku Burim Elezi apelon që qytetarët vecanërisht ata më të moshuar të dalin vetëm në rast nevoje.
Ka një numër të rritur të të lënduarve që janë paraqitur në spitalin tonë gjatë natës së kaluar dhe gjatë ditës së sotme është rritur numri i të lënduarve. Numri i pacientëve që janë paraqitur me lëndime është 25, prej atyre 4 janë me fraktura, thyerje të eshtrave të cilët nuk janë ndalur për mjekim të mëtutjeshëm këtu në spital por janë trajtuar në mënyrë konservative dhe janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Mosha më e prekur siç dihet janë të moshuarit por kemi edhe të rinj me lëndime të ndryshme. Njerëzit e moshuar të mos dalin jashtë pa nevojë ndërsa vozitësit të vozisin në mënyrë më të kujdesshme – deklaroi Burim Elezi, mjek.
Përskaj ankesës së qytetarëve dhe lëndimeve që kanë pësuar, ga Higjiena komunale –Shkup pretendojnë se ekipet janë në terren dhe punojnë në pastrimin e borës.
“Ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup për momentin punojnë në pastrimin e borës në rrugët dhe bulevardet si: Partizanska, Ilindenska, VMRO, 11 Tetori, Krste Misirkov, Cvetan Dimov, Karposh, Dimitrija Cupovski, Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Aleksandri i Maqedonisë. Në pastrimin e borës janë angazhuar 125 të punësuar.”
Për shkak të situatës së krijuar me reshjet e shumta të borës gjatë ditës së sotme në Shkup linjat e autobusëve janë reduktuar. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se i gjithë komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura dhe në të gjitha rrugët e vendit ka borë. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) informojnë se janë vendosur ndalesa për lëvizjen e kamionëve në disa kalime kufitare dhe rekomandojnë lëvizje të kujdesshme nëpër rrugë dhe respektimin e shenjave të komunikacionit.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/bora-ne-maqedoni-shume-rruge-te-papastruara-504691/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright