Prokuroria Speciale Publike ka hapur një lëndë për Spitalin e Ohrit. Prokurorë të PSP-së kanë kërkuar dokumente nga udhëheqësia e spitalit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për hetime për vitin 2013 kur Security Group Skopje (SGS) kishte marrë shuma të majme për të siguruar spitalin e shtetit në Ohër kurse për këtë ishte kujdesur pushteti i atëhershëm që të ndikojë në udhëheqësinë e spitalit që të merr si sigurim këtë kompani që njihet për afërsinë me ish-shefin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbuli, Sasho Mijallkov.
Përndryshe, PSP-ja ka konfiskuar dokumentet për këtë marrëveshje, për të gjetur shkeljet ligjore.