Deputeti i partisë qeveritare në Greqi SIRIZA nga rajoni i Selanikut Dimitris Mardas konsideron se emër i përbërë me termin Maqedoni për Greqinë është zgjidhja më e mirë e cila si e tillë do të garantojë paqen në rajon pa situata që do të mund të provokonin çfarëdo problemi në të ardhmen.
Sipas tij, pa emër për përdorim të gjithmbarshëm dhe ndryshime kushtetuese nuk ka zgjidhje të kontestit. Ai ka thënë se historikisht është dëshmuar se komb maqedonas nuk ka ekzistuar.
‘Së pari, termi korrekt është IRJM dhe do më lejoni ta përdor atë termin. Me të vërtetë është koha të zgjidhet ai problem, pasi shpenzuam shumë kohë nga viti 1992 që të arrijmë në këtë pozicion. Por, fqiu jonë e përdor terminin Maqedoni nga viti 1945.Ne besojmë se është termin i gabuar që përdoret. Ne nuk mund të arrijmë zgjidhje deri tani, por tani vjen koha ta zgjidhim problemin dhe të gjejmë zgjidhje të besueshme. Kjo është ajo që duam të bëjmë”, ka thënë Mardas në intervistën për REL./Gazeta Express/