Media të afërta me VMRO-DPMNE kanë theksuar se ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka emëruar në pozita të larta të policisë dy kusherinjtë e tij. Njëri më parë është emëruar kryeshef në Qendrën rajonale Veri në kufirin me Kosovën, ndërsa emërimi i radhës është komandanti i vendkalimit kufitar në Aeroportin e Shkupit.
Këto dy pozita janë me përgjegjësi të madhe dhe se emërimet pikërisht vijnë në vendkalimet ku gjatë vitit ka mbi një milionë kalimtar. Sipas portaleve të VMRO-së, me këtë Spasovski vë në kontroll pikat kufitare, transmeton INA.