Tashmë katër vjet shkolla fillore “25 Maji” në Hasanbeg ka dorëzuar iniciativë në Komunën e Gazi Babës për ndryshimin e emrit të shkollës. Mirëpo, deri më sot kjo iniciativë assesi të vendoset në rendin e ditës për votim. Drejtori I shkollës së lartpërmendur, Fadil Murtezani tha për Alsat se propozimi për emrin e ri të shkollës është “22 Nëntori” Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe. Sipas tij me këtë propozim dhe kërkesë është njoftuar edhe kreu I ri komunës së Gazi Babës Boris Georgievski I cili ka shpreh gatishmëri për zgjidhjen e kësaj çështje por, sipas Murtezanit, pengesë mund të paraqitet këshilli komunal që në këtë rast udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Problemi është se në këshillin komunal, ne këshilltarë jemi vetëm një prej partive politike shqiptare, po ti kishim pas votat ndoshta edhe më herët do të kryhej por për shkak të votave që nuk I kemi aty që të jen pjesëmarrës këshilltarët shqiptarë prej partive politike dhe ndoshta edhe kjo ka qenë ajo që është zvarrit. Këshillin komunal në komunën e Gazi Babës e udhëheq VMRO-ja dhe jo LSDM-ja dhe këtu do të shohim derisa të mirren vesh kryetari me kryetarin e këshillit. Besoj se brenda këtij viti do ta vendojnë në rend dite dhe të votohet emri I ri I shkollës, 22 nëntori, dita e alfabetit të gjuhës shqipe – tha Fadil Murtezani, drejtor I sh.f “25 Maji”.
Kreu I komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski tha se është njoftuar me këtë çështje dhe për të njejtën do të pronocohet javën që vjen. Ndërkohë, kryetari I këshillit komunal Toni Bojkovski nuk iu përgjigj telefonatave të Alsat nëse do të votojnë pro iniciativës për ndryshimin e emrit të shkollës “25 Maji” në “22 Nëntori”. Përvec shkollës në fjalë, me këtë problematikë vazhdojnë të përballen edhe dy shkollat fillore në Çair, “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” të cilat kanë mbet peng I Regjistrit Qendrorë për ndryshimin e emrave në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”.
Melihate Rustemi