Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se deri te Prokuroria Themelore Publike do të parashtrojë kallëzim penal kundër 11 personave përgjegjës nga Qendra për punë sociale – Shkup për veprën penale “punë të pamatur në shërbim” dhe “neglizhim të një të miture”, në lidhje me rastin e vajzës 13 vjeçare nga Shtëpia “25 Maji”. Ky kallëzimi, theksojnë nga MPPS, do të ngritet kundër të gjithë personave të cilët ishin të obliguar për të vepruar dhe të ndërmarrin veprime zyrtare për lëndën e minorenes R.I. në periudhën nga viti 2012-2017.
Gjithashtu, nga ana e inspektorëve janë parashtruar 12 iniciativa për ngritjen e procedurës disiplinore kundër personave profesionistë, në pajtim me Ligjin për marrëdhënie të punës. U sollën edhe 13 procedura për kundërvajtje të bëra nga ana e personave profesionistë në veprimin këtë rast, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, qëndron në kumtesë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën