Një person nga Kosova, i kërkuar me urdhër arrest nga Interpoli, dje është privuar nga liria në vendkalimin kufitar Bllace e Poshtme, ndërsa dy persona nga Shqipëria janë arrestuar në Ohër dhe në Stacionin policorë për vendkalimin kufitar Mexhitlia për shkak mungesës së dokumenteve dhe mosparaqitjes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë, informojnë MPB-ja.
Kosovari G.I (29) i është dorëzuar policisë në Çair për procedurë të mëtejme. Të dhënat personale të të arrestuarit J.B (55) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë në stacionin ndërkombëtar të autobusit në Ohër për shkak dyshimit se ilegalisht qëndron në Republikën e Maqedonisë dhe për shkak mungesës së dokumenteve, janë marrë pas deklaratës së tij.I arrestuari E.T (44) nga Republika e Shqipërisë është legjitimuar në f.Makovë, komunën e Novacit, për shkak qëndrimit të paparaqitur në Republikën e Maqedonisë, gjegjësisht për shkak shkeljes së bërë sipas nenin 139 paragrafi 3 nga Ligji për të huaj, pas çka është arrestuar dhe dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Manastir për procedurë të mëtejshme.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën