Komuna Bogdanc sot në kontroll publik para qytetarëve e ekspozoi Projekt-raportin për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor të projektit infrastrukturor për ndërtim të centraleve me erë, largpërçues, rrugë të kalueshme dhe trafostacion në kodrat në lindje të Stojakovës, gjegjësisht në jug të parkut ekzistues me erë drejt kufirit me Greqinë. Projekt-raporti është ekspozuar në hapësirat e vetëqeverisjes lokale në Bogdanci, ku gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme, në kohën nga ora 8 deri në orën 16, çdo ditë pune do të jetë në kontroll të të gjithë të qytetarëve të interesuar të komunës së Bogdancit. Personat fizik dhe juridik, lidhur me projekt-raportin e ekspozuar të projektit infrastrukturor për ndërtim të centraleve me erë, mund të dorëzojnë mendime, propozime dhe vërejtje të tyre më së voni deri më 25 mars në Sektorin për urbanizëm, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor të komunës Bogdanc.
Debati publik, në të cilin mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e komunës Bogdanci, do të mbahet më 12 mars në hapësirat e shkollës fillore në Stojakovë.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën