Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 226 vende pune në kopshtet e fëmijëve, në të cilat disa vite është punësuar kuadër në kohë të caktuar, transformohen në kohë të pacaktuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave për punësim në kohë të pacaktuar të 226 vendeve të punës në institucionet publike për fëmijë – kopshte të
fëmijëve, për vende pune të lira të përhershme, ndërsa të cilat janë plotësuar me punësim në kohë të caktuar. Me këtë hap MPPS e ndërpret gjendjen afatgjate të pasigurisë tek të punësuarit në kopshte, por edhe tek fëmijët dhe prindërit.
Krahas kësaj, në drejtim të përmirësimit të mëtutjeshëm të gjendjes me ekipimin kadrovik në kopshtet e fëmijëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguroi pajtueshmëri nga Ministria e Financave edhe për 260 punësime të reja në kohë të pacaktuar. Për këtë qëllim janë siguruar mjete me Buxhetin për vitin 2018 në vlerë prej 70.000.000 denarëve. Sipas analizave të MPPS, shkatërrimi sistematik i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në dekadën e fundit shkaktoi mungesë të kuadrit në kopshtet prej rreth 2000 personave.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën