Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot i shqyrtoi dhe miratoi raportet financiare dhe Llogarinë vjetore të bankës për vitin 2017, të cilët ishin lëndë për revizion të shoqatës së pavarur për revizion. Sipas mendimit të revizorit të pavarur, raportet financiare të Bankës Popullore të Maqedonisë e tregojnë gjendjen financiare më 31 dhjetor 2017 objektivisht në të gjitha aspektet materiale, si dhe rezultatet nga puna dhe rrjedha monetare për që kaloi, në përputhje me standardet Kombëtare për raportim financiar, deklaroi BPRM.
Në seancën e sotme u shqyrtua dhe u miratua raporti për funksionimin e revizionit të brendshëm në vitin 2017, me ç’rast u konkludua se Deklarata për revizion të brendshëm të Bankës Popullore plotësisht e miratoi programin e tij për punë. U vlerësua se revizioni i brendshëm i plotësonte qëllimet e veta themelore përmes vlerësimit sistemor dhe dhënies së rekomandimeve për përmirësim të procesit për menaxhim me rreziqet, përshtatshmërinë dhe efektivitetin e kontrolleve të brendshme, duke dhënë bindje për cilësinë dhe përdorimin ekonomik të burimeve, ruajtje të sigurtë dhe mbrojtje të mjeteve, besueshmërinë dhe integritetin e informacioneve financiare dhe të tjera si dhe pajtueshmërinë e veprimeve me ligjet dhe aktet nënligjore, politikat e brendshme dhe procedurat e punës.
“Këshilli e shqyrtoi dhe e miratoi edhe Raportin për funksionimin e Programit të Punës së Bankës Popullore të Maqedonisë në vitin 2017. Më pas u konstatua se nga ky raport mund të përfundohet se Programi për punë është realizuar me sukses Gjatë viti të kaluar janë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara me program të lidhura me realizimin e qëllimeve strategjike themelore të Bankës Popullore, si dhe numër i madh aktivitete të orientuara në projekte të cilat kanë mundësuar sjelljen e ndryshimeve në funksionimin dhe miratimin e kërkesave të reja ligjore, rregullat evropiane dhe standardet ndërkombëtare, si dhe me kërkesë nga FMN-ja. Këshilli vlerësoi se fal organizimit të mirë, shfrytëzim cilësor të burimeve dhe sigurimin e informatave relevante e kohë, dhe gjatë vitit të kaluar, njësitë organizative të Bankës Popullore me sukses kryejnë aktivitetet programore dhe kanë
ndjekur dinamikën e paraparë për realizimin e Programit për punë”, thuhet në komunikatën e BPM.