Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, ka pritur sot një delegacion biznesi nga Gjermania të udhëhequr nga Stephanie Sieg – Tirana Business Park, në bashkëpunim me Fatos Mustafa, Kryetarin e FM Consulting nga Tirana. Në përbërje të këtij delegacioni ishin udhëheqës të kompanive gjermane me renome, të cilëve kjo vizitë u mundësoi informacione mbi Maqedoninë si destinacion biznesi, kontakte të reja biznesi, vizita nëpër kompani dhe takime me institucione gjermane e europiane në vendin tonë.
Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit, Hoxha ka theksuar se vendet tona kanë kapacitete dhe mundësi të shumta të bashkëpunimit dhe paraqitjes së përbashkët në projektet e ndryshme ndërkombëtare dhe e vlerësoi të nevojshëm bashkëpunimin e dy shteteve në nxitjen e investimeve të huaja, për të ndikuar në zhvillimin e turizmit në tregun e përbashkët në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.
Delegacioni gjerman shprehu interesimin e veçantë për të njohur dhe kuptuar në hollësi hapësirat ebashkëpunimit në sektorët strategjikë dhe gjendjen aktuale të ekonomisë në Maqedoni. Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet, institucional, universitar e atë të zhvillimit të prodhimit e teknologjisë është i shumëpritur e në një masë të madhe dhe i domosdoshëm.
Ky takim mbahet si rezultat i marrëdhënieve tashmë të vendosura dhe të mira midis përfaqësuesve të të dyja vendeve me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin e përvojave midis Shqipërisë – Gjermanisë – Maqedonisë. Sipas programit, pas pjesës zyrtare u mbajtën edhe takime B2B.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën