Ndërtimi i autostradës Demir Kapi – Smokvicë të Korridorit 10, projekt që realizohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, do të realizohet në kuadër të afateve të parapara, ka theksuar ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot në takimin me eurookomisarin Samuel Zhbogar, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Përmes ndryshimeve ligjore, ka theksuar Sugareski, janë lehtësuar procedurat për vendosje në funksion të autostradës.
Në takim është biseduar edhe për ndërtim të hekurudhës të Korridorit 8, projekt për rikonstruksion të 10 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 10 d, si dhe ndërtimi i rrugës së shpejt Gradsko-Drenovë faza e dytë e cila është financuar me grant nga Bashkimi Evropian. Është biseduar për projektet që janë mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizimi i tyre.
“Si Qeveri maksimalisht jemi të përkushtuar në realizimin e tyre për shkak se mbështetjen që na mundëson Bashkimi Evropian është me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë Si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve kemi kënaqësinë që kemi një partner të këtillë dhe shpresoj se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Sugareski.
Data 23.09.2025
Aktuale
- H*rror pranë linjës hekurudhore! Gjendet një trup i copëtuar brenda një çante
- Arrestohet një person në Ferizaj për posedim të narkotikëve
- BDI: Uniforma vetëm në maqedonisht, fytyra e vërtetë e diskriminimit institucional
- Prangoset 41-vjeccari, u kap në automjet teksa transportonte lëndë narkotike
- VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!
- Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip
- Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale
- Trump thotë se do të ndihmonte në mbrojtjen e Polonisë dhe shteteve baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën