Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, sot ka përsëritur kërcënimin ndaj institucioneve se nëse në afat prej tre muajve nuk i paraqesin të dhënat e nënpunësve shtetëror në Sistemin informatik, nuk do të mund të marrin rrogë. Ministri Damjan Mançevskit thotë se qëllimi i ndryshimeve ligjore nuk është të ndëshkohen institucionet, por të thejë rezistencën e institucioneve që pengojnë krijimin e regjistrit të administratës.
Krijimin e regjistri, i cili do t’i ketë të gjitha informacionet e nevojshme për administraën, do të ndihmojë edhe Drejtoria për të hyrat publike. Drejtoresha Sanja Llukarevska sqaron se ndryshimet ligjore imponojnë obligimin institucioneve të fusin të dhënat për të punësuarit në regjistrin e Administratës Publike, përndryshe nuk do të mund të paguajnë rrogat.
Është paraparë që në regjistrin e administratës të ketë qasdje [do nëpunës për të provuar nëse të dhënat e tij janë vendosur, ndërsa do të organizohen edhe trajnime për institucionet nga sektori publik se si ti freskojenë të dhënat.
Përndryshe nga gjithsejt 1.303 institucione nga sektori publik, 259 nuk kanë futur të dhëna. Prej tyre, 173 institucione nuk kanë kërkuar pajtueshmëri nga MSHIA dhe nuk kanë sistematizim aktiv, ndërsa 85 nuk kanë futur të dhëna për të punësuarit edhe pse kanë sistematizim të miratuar.
Arbnora Memeti
Almakos